​ARRESTOHET NJË I MITUR I DYSHUAR NGA LIPJANI

217

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Lipjan, pasi i njëjti dyshohet se me veturë ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion dhe më pas ka shkaktuar aksident trafiku.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.