​GJOBITET NGA POLICIA, PËRDORI DRITA ROTATIVE

194

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës përmes rrjeteve sociale ka identifikuar një person që ka përdorur drita rotative në automjetin e tij. I njëjti kishte publikuar një video ku shihet të ketë përdorur dritat në fjalë.

Në një njoftim për media bëhet e ditur se si rezultat i veprimeve policore nga Peja, është identifikuar dhe ndëshkuar personi, i cili në kundërshtim me ligjin kishte përdorur drita rotative me ngjyrë të kuqe dhe të kaltër gjatë ngasjes së automjetit.

Identifikimi i tij ishte bërë përmes rrjeteve sociale, pasi personi kishte publikuar një video-incizim.

Nga njësiti i trafikut i është shqiptuar gjoba dhe lënda është proceduar në gjykatën kompetente.