​HYRI ILEGALISHT ME TRAKTOR NË KOSOVË, TRANSPORTONTE MISH DERRI

194

Derisa policia ka qenë duke patrulluar në afërsi të brezit kufitar ka ndaluar një traktor të cilin ishte duke e ngasur i dyshuari mashkull kosovar.

Rasti ka ndodhur në fshatin Korminjan të Ranillukut, ku gjatë kontrollimit në traktor është gjetur mish derri të kontrabanduar rreth 270 kg.

Mishi është konfiskuar, ndërsa traktori dhe personi i dyshuar janë liruar në procedure të rregullt.