​IKSHPK APEL QYTETARËVE: MOS LUANI ME MJETE PIROTEKNIKE

189

Në prag të festës së ndërrimit të motmotit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të mos përdorin mjete piroteknike për të festuar, pasi me këtë ata rrezikojnë shëndetin e tyre dhe të tjerëve.

“Mos luani me mjete piroteknike! Statistikat flasin per minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hedhja e mjeteve piroteknike! Lëndimet nuk riparohen! Ju lutemi! Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve!”, thuhet në një postim në Facebook.

Ndryshe, më shumë se dhjetë persona janë lënduar gjatë shënimit të Vitit të Ri vitin e kaluar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike, por edhe nga plumbat “qorr”.