​NGJARJET E DITËS SË SOTME

160

Ngjarjet e datës 29 dhjetor 2021.

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale mban konferencë për të prezantuar të arriturat dhe zhvillimet e punës për 2021. (Salla e takimeve të KPMM-së, ora 08:30)

KGJK mban mbledhjen e radhës. (KGJK, ora 09:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut takim me përfaqësuesit e Këshillit Prokurorial të Kosovës, lidhur me ndjekjen dhe arsyetimin e rasteve, të dhunës në baza gjinore dhe dhunës në familje. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Zëvendësministri i Mjedisit Hysen Durmishi mban konferencë për medie. (Stacioni i autobusëve, Qendra e patentë-shoferëve, Prishtinë, ora 10:30)

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj mban konferencë për media. Merr pjesë edhe ministri i Financave Hekuran Murati. (Salla e konferencave, kati I, zyra qendrore e ATK-së, ora 14:00)

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, organizon pritje për përfaqësuesit e mediave. (Ministria e Mbrojtjes, ora 14:30)

Presidenti i FFK-së Agim Ademi së bashku me grupin e tifozëve “Dardanët”, për festat e fundvitit do të shpërndajë dhurata dhe fanella të Kombëtares për fëmijët:

10:00 – Vizita në SOS Fshatin e Prishtinës
11:00 – Vizita në Shoqatën HANDIKOS
12:00 – Vizita në Shoqatën Down Syndrome Kosova