​OSMANI VIZITON SHTËPINË E TË MOSHUARVE “JETIMAT E BALLKANIT” NË SUHAREKË

192

Me rastin ndërrimit të motmotit, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vizituar sot shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Suharekë, e cila është bërë strehë për shumë të moshuar me organizimin e humanistit Halil Kastratit dhe shumë bamirësve të tjerë.

Në një postim në Facebook, Osmani shkruan se respekti ndaj të moshuarve është ndër treguesit më të mirë për ecjen përpara të një shoqërie.

“Ata ishin brezi që sakrifikuan shumë për shtetin që e kemi sot, prandaj meritojnë gjithë përkrahjen tonë. Kjo shtëpi, përveç se vatër e ngrohtë për secilin është edhe vend ku ruhet historia dhe kujtimet e secilit prej tyre. Kjo familje e madhe hapi dyert dhe zemrën për njerëzit, disa nga të cilët janë të moshuar, disa të vetmuar e disa që nuk kanë mundësi kujdesi për veten. Shumë dashuri për secilin prej banorëve të kësaj shtëpie të madhe, duke uruar që përgjatë vitit 2022, ata dhe të gjithë qytetarët tanë të moshuar t`i përcjellë shëndeti i mirë, respekti i ndërsjellë dhe harmonia”, ka thënë Osmani.