127 RASTE TË REJA ME COVID-19 NË MAQEDONI TË VERIUT

78

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.766 testime për coronavirus, ndërsa 127 raste kanë rezultuar pozitiv, transmeton Telegrafi.

Prej rasteve të reja 90 janë në Shkup, Ohër – 9, Manastir dhe Shtip – nga 6, Kavadar – 4, Strumicë – 3, Prilep, Resnjë dhe Vinicë – nga 2, Kumanovë, Kërçovë dhe Strugë – nga 1.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 4 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 22.11.2021 deri 18.12.2021.

Kurse ISHP në 24 orët e fundit ka regjistruar 261 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 221.411, prej të cilëve 208.208 janë shëruar, ndërsa 7.825 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (20 dhjetor) është 5.377.