371 RASTE AKTIVE ME COVID-19

117

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 371.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.028, nga coronavirusi kanë vdekur 2,990 persona në Kosovë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.047 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.669.230 doza të vaksinës.

Deri më sot 781.351 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.