468 GJOBA NDAJ QYTETARËVE QË NUK RESPEKTUAN MASAT ANTICOVID-19

81

Është rritur numri i gjobave për qytetarët që nuk po respektojnë masat antiCOVID-19.

Vetëm për një ditë policia ka shqiptuar 468 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i përfillën masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së virusit korona, tani edhe variantit Omicron.

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, veçanërisht varianti i ri Omicron, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa, në kuadër të të cilave të gjithë personat mbi 12-vjeç do të duhet të ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy doza për udhëtim me jete transportit publik apo edhe atij privat si dhe për hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë.

E nga 3 janari sipas masave të Qeverisë të marra në fillim të dhjetorit, në Kosovë nuk do të lejohen të hynë qytetarët të cilët nuk kanë marrë dy doza të vaksinës antiCOVID-19.