ABETARJA AKTUALE E UNIFIKUAR DO TË RIPUNOHET

132

Ardiana Hajzeri, Radio Kosova

Ministria e Arsimit të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje për Abetaren e unifikuar e cila do të jetë gati për vitin e ardhshëm shkollor. Drejtues  të MASHT kanë bërë të ditur se  ideja e kësaj marrëveshje tani është që Abetarja e unifikuar e vitit 2012 të ripunohet pasi që ka kaluar një periudhe e gjatë kohore.

E njohës të çështjeve të arsimit po vlerësojnë se ky është vendim i qëlluar për arsye se edhe kurikulat duhet të jenë me të përafërta kur kemi një gjuhë të standardizuar.

Vitin e ardhshëm do të jetë gati  Abetarja e përbashkët për nxënësit e Kosovës dhe Shqipërisë. Ministria e Arsimit të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë ditë me parë kanë nënshkruar marrëveshje për tekstin e ri  të Abetares se unifikuar. Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci në një përgjigje për Radio Kosovën tha se ideja e kësaj marrëveshje tani është që Abetarja e unifikuar e vitit 2012 të ripunohet pasi që ka kaluar një periudhe kohe  dhe ka nevojë që të ripunohet.

“ Ideja tani është që Abetarja aktuale e unifikuar të ripunohet meqë ka kaluar një periudhe dhe besoj që me aprovimin e saj ajo do të përdoret në Kosovë. Ndërsa, sa i përket Shqipërisë se a do të jetë e vetmja a po jo kjo është çështje e ministrisë së Shqipërisë.”

E, Hana Zylfiu nga Qendra për Arsim e Kosovës, i  tha Radio Kosovës se ky është një vendim i qëlluar.  Përderisa kemi një gjuhë të standardizuar  edhe kurikulat duhet të jenë me të përafërta për arsye se do të jene në interes të nxënësve, tha Zylfiu.

“ Realisht ne e kemi një gjuhë të standardizuar dhe patjetër duhet të  kemi një Abetare të unifikuar dhe ky është një vendim i qëlluar. Dhe tendenca është që jo vetëm Abetaren por edhe kurikulat  dhe sistemi arsimor të jetë me i përafërt. Unë mendoj që është momenti dhe duhet të punohet por ky si proces  kërkon punë që të kemi një material sa me cilësor.” 

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se Kosova i ka respektuar marrëveshjet e mëparshme dhe se ka përdorur Abetaren e unifikuar, ndërsa Shqipëria deri me tani nuk e ka përmbushur angazhimin.

Në maj të vitit 2012 në Prizren është vendosur për unifikimin e Abetares, por Shqipëria ketë Abetare nuk e ka të vetmen që e përdor,  ku  krahas kësaj në përdorim ka edhe tri tekste të tjera. Ndërsa, në Kosovë është i vetmi tekst që nxënësit e klasës së pare e kanë në përdorim.