AKSIDENTI NË FERIZAJ, NDALOHET NJË PERSON PËR 48 ORË

90

Gjatë ditës së sotme, ka pasur një numër të madh të aksidenteve në komunën e Ferizajt, por njëri prej tyre ka përfunduar me fatalitet.

Aksidenti me fatalitet ka ndodhur gjatë orës 12:00 në mesditë, në dalje të fshatit Talinovc të Muhagjerëve, ku ka mbetur i vdekur një person dhe janë lënduar dy të tjerë.

Makina është goditur në një shtyllë elektrike, e cila ndodhej në anën tjetër të shiritit, nga ka qenë duke ngarë personi në fjalë, meqë rasti i ka shkaktuar vdekjen hallës, e cila ka qenë ulur prapa.

Dy personat e tjerë kanë pasur lëndime të vogla trupore, teksa njëri është lëshuar në shtëpi, ndërsa vozitësi, i dyshuari për shkaktimin e aksidentit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.