ARDIAN GJINI EMËRON DREJTORËT E DREJTORIVE KOMUNALE NË GJAKOVË

75

Sot, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, sipas marrëveshjes me partitë e koalicionit, PDK dhe PSHDK ka emëruar drejtorët e drejtorive komunale dhe shefen e Kabinetit!

Ndërkaq, ditë më parë, është emëruar edhe Nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj.

Drejtorët e rinj komunalë janë:

Durim Halilaj – Drejtor për Buxhet dhe Financa;

Ferdinand Kolaj – Drejtor për Zhvillim Ekonomik;

Kosovar Alija – Drejtor për Punë të Përgjithshme Administrative;

Shkumbin Kastrati – Drejtor për Shërbime Publike;

Hysni Muhadri – Drejtor për Punë Inspektuese;

Adea Roka – Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport;

Arben Bakalli – Drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit;

Gjevalin Nikollbibaj – Drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë;

Adelina Shehu-Kola – Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale;

Eranda Kumnova-Baçi – Drejtoreshë për Arsim;

Gani Hajdari – Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe

Haxhi Sejdiu – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim

Kurse, Shefe e Kabinetit të Kryetarit është emëruar Nita Efendia-Brovina./epoka e re/