ARRESTOHEN 3 ITALIANË E NJË SHQIPTAR NË MILANO, U KAPËN ME 60 KG DROGË

95

Tre italianë dhe një shqiptar janë arrestuar nga Policia e Milanos. Ata janë kapur me 60 kilogramë drogë dhe 60 mijë euro para të gatshme.

Gjithçka nisi me një kontrollë të antidrogës në zonën e San Siros.

Këtu një italian 51-vjeçar u ndalua dhe u zbulua se në makinën e tij kishte një kuti kartoni të mbushur me drogë.

Pas peshimit rezultoi se bëhet fjalë për kanabis që peshonte 5.5 kilogramë.

51-vjeçari kishte me vete edhe dy mijë euro cash dhe një agjendë ku do të shpërndante këtë sasi droge. Në shtëpinë tij në Buscate, në provincën e Milanos, u gjetën 50 kilogramë marijuanë dhe kokainë dhe gati katër mijë euro para të gatshme.

Pas hetimeve të mëtejshme, policia mblodhi prova që çonin në një banesë tjetër, ku banonte një 47-vjeçar me precedentë kriminal dhe një grua 36-vjeçare.

Po atë mbrëmje, policët në Castano Primo, në zonën e Milanos, vunë re një burrë që bënte veprime të dyshimta pranë një ndërtese.

47-vjeçarit me origjinë shqiptare iu gjetën 18 plumba me 10 gramë kokainë.

Pas kontrolleve në shtëpinë e tij në Cuggiono, në zonën e Milanos, policët gjetën përveç 143 gramë kokainë dhe 56 gramë hashash edhe 57 mijë euro.