ARRESTOHEN EDHE DY PERSONA PËR KAZINOT NË KARAÇEVË

74

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy të dyshuar në vazhdimësinë e operacionit policor ndaj të dyshuarve për “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” në rastin e Fshatit Karaçevë Komuna Dardanë.

Në vazhdën e veprimeve hetimore nga ana e Policisë së Kosovës-Drejtoria Rajonale, Gjilan në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë edhe me prokurorin e shtetit, pas intervistimit të dëshmitarëve dhe mbledhjes së provave materiale ka identifikuar edhe dy të dyshuar tjerë që kanë qenë të përfshirë në aktivitete të kundërligjshme konkretisht të “Organizimit të Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”, shkruan lajmi.net.

Sot janë arrestuar dy persona të dyshuar që ishin në kërkim policor.

Pas intervistimit në cilësinë e të dyshuarve dhe në prezencë të avokatëve mbrojtës, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vazhdim e sipër dhe në kërkim edhe të dyshuarave tjerë.