BANKA QENDRORE STIMULON DEPOZITAT PËR TË NXITUR KALIMIN NGA ARI TE LIRA

90

Banka Qendrore Turke ka njoftuar se do të ofrojë stimuj për të inkurajuar njerëzit që të kalojnë nga depozitat në ar, nga depozitat në lira.

Kjo masë vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të mbështetur lirën turke.

Përmes një deklarate banka ka njoftuar se, do të ofrohen stimuj për pronarët e depozitave dhe fondeve të pjesëmarrjes në rast se ata konvertojnë depozitat e tyre të arit dhe fondet e pjesëmarrjes në llogari të depozitave me afat në lirën turke”.

Sipas analistëve, shuma e përgjithshme e llogarive të depozitave në ar aktualisht arrin në 270 miliardë lira turke (rreth 22,4 miliardë dollarë), ndërsa shuma e llogarive me afat skadimi tremujor është rreth 15 miliardë lira turke (rreth 1,2 miliardë dollarë).

Qeveria turke së fundmi ka shpalosur një mekanizëm të ri për të kompensuar depozituesit e lirës pas luhatjeve në tregun valutor.

Instrumentet e reja për depozitat e lirës turke të mbrojtur nga këmbimi valutor do të jenë të disponueshme për personat që kanë një llogari të depozitave në lira me një afat skadimi prej tre, gjashtë, nëntë ose 12 muajsh.

Sipas instrumentit, nëse rezultati përfundimtar është nën nivelin e kursit të këmbimit, qeveria është zotuar të paguajë diferencën midis vlerës së kursimeve në lira dhe depozitave ekuivalente në dollarë./atsh