BASHA ZHVILLON TAKIME ME KRERËT E DEGËVE TË PD-SË

91

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, kreu i selisë blu ka zhvilluar një sërë aktivitetesh jo formale, me qëllim përgatitjen e strukturave për vijmin e aksionit politik të miratuar në 18 dhjetor nga Kuvendi Kombëtar.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se ditët e fundit, Lulzim Basha është takuar me kryetarët e degëve të PD-së, ndjekur nga takimet me Grupin Parlamentar dhe me kryesinë e Partisë Demokratike. Këtë të mërkurë, kryedemokrati është nisur drejt Dibrës./tch