BASHKËJETOI ME NJË TË MITUR, ARRESTOHET GJAKOVARI

86

Është arrestuar një person nga Gjakova, pasi ka bashkëjetuar me një të mitur.

Viktima ditë më parë ishte raportuar si person i zhdukur, përcjell Klankosova.tv.

“Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare (e mitur). Viktima ditë më parë ishte raportuar si person i zhdukur”, thuhet në raportin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.