BUGAJSKI: PUTINI E SHFRYTËZON VUQIQIN, KUR NUK I NEVOJITET DO TA “HEQ QAFE”

138

Rusia dhe Serbia janë duke e përdorur njëra tjetrën, si Millosheviqi dhe Jelcini e kanë shfrytëzuar njëri tjetrin gjatë viteve të 90-ta. Putini dhe Vuqiqi janë duke e përdorur njëri tjetrin për ta zgjeruar ndikimin e tyre. Këto konstatimi i bëri njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor Janusz Bugajski gjatë një debati në emisionin “Voyage” në RTK me temë “Lufta hibride ruse në Ballkanin Perëndimor”.

Mirëpo sipas Bugajskit  marrëdhëniet mes Putinit dhe Vuqiqit nuk janë simetrike dhe të barabarta dhe Putini do të shfrytëzojë më shumë Vuqiqin. Sipaj Bugajskit Putini do ta përdorë Vuqiqin për përfitime të tij dhe do “ta hjek qafe” në momentin që nuk do të jetë i dobishëm më për të. Sipas Bujaskit Putini vepron ngjajshëm edhe me Dodikun.

Rusia gjithmonë ka qenë e interesuar për Ballkani për shkak të pozitë strategjike të këtij territorit. Rusia është e angazhuar në politika të imerializmit, ajo dëshiron që ta përdorë Ballkanin me qëllim të kufizimit të zgjerimit të NATO-s dhe të BE-së.

Serbia është duke tentuar të krijoj njē “mini botë serbe” të ngjajshme me atë ruse “ruski mir” një projekt imperail më i vogël me pretendim rajonal edhe Kosova është pjesë e eukacionit të tyre.

Bugajski theksoi se në skenarin më më mirë për Rusinë, ajo tenton që Serbia te jetë aleatë i përafërt por i dominuar, e cila kontrollon shumicën e Ballkanit Perëndimor, perderisa pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor shetete të cilat janë anëtare të NATO-s të neutralizohen. 

Sipas Bugajskit shtetet e Perëndimit, veçanërisht SHBA dhe BE duhet të i kushtojnë më shumë rëndësi Ballkanit Perëndimor për të pamundësuar shtrirjen e ndikimit rus.