BURRI BASHKË ME DY VËLLEZËRIT RRAH GRUAN E TIJ NË PRISHTINË

80

Një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe dy vëllezërit e tij, pas një mosmarrëveshje.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit janë arrestuar.

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës, njofton policia.

Me vendim të prokurorit, bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.