COVID-19 NË KOSOVË, 37 PACIENTË PO MARRIN TRAJTIM MJEKËSOR

113

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) në trajtim mjekësor janë 37 pacientë, prej tyre, 9 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 28 me post Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient i spitalizuar
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 1 pacient