DASH SHPALL “NON GRATA” EDHE DY ISH-ZYRTARË TË TJERË TË LARTË TË MALTËS

105

Departamenti Amerikan i Shtetit njofton sot se ka futur në listën e zezë edhe dy ish-zyrtarë të tjerë.

Bëhet fjalë për ish-zyrtarët e Maltës, Konrad Mizzi dhe Keith Schembri, të cilët janë shpallur sot “non grata” nga SHBA.

Atyre do u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të veprimeve korruptive që kanë minuar sundimin e ligjit në Maltë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

“SHBA-ja mbetet e bashkuar kundër korrupsionit”, thuhet në njoftim./bw