Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur kanë dëmtuar derën dhe xhamin e objektit të Spitalit të Gjakovës.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në orën 14:05.
Policia është duke e hetuar rastin.
“Gjakovë 15.12.2021 – 14:05. Është raportuar se nga persona të panjohur është dëmtuar dera dhe xhami i objektit të Spitalit, ku qëndron stafi teknik. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.