DIGJET STALLA E BAGËTIVE NË PODUJEVË

95

Është djegur mëngjesin e së hënës një stallë e bagëtive në Pakashticë të Epërme të Podujevës.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një person kishte raportuar se stalla e bagëtive i është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura.

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, ndërsa rasti është duke u hetuar.