DY RASTE TË DHUNËS NË FAMILJE U RAPORTUAN DJE NË POLICI

107

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë ditës së djeshme në polici.

Sipas policisë, dje në orën 16:05 është arrestuar një burrë i cili  kishte sulmuar fizikisht djalin e tij.

Nga policia thuhet se si pasoj e sulmit, viktima kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.Ndërsa, gjatë ditës së djeshme në Rahovec një grua ka raportuar se djali i saj e ka sulmuar fizikisht.

Ajo ka raportuar se i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj saj.

“Rahovec, 13.12.2021 – 11:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se djali i saj, e ka sulmuar fizikisht atë dhe i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i  cili pas intervistimit me vendim të  prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raporton 24 orësh të PK-së.