DY TË RINJË NË DEÇAN VDESIN TRAGJIKISHT BRENDA NJË DITE

127

Dy tragjedi goditën dje sërish Deçanin.

Në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Lloqan të kësaj komune, një person u gjet i djegur brenda një shtëpie që u përfshi nga zjarri, shkruan lajmi.net.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka thënë se Njësiti i zjarrfikësve gjersa ishte duke intervenuar në lokalizimin e zjarrit në një shtëpi e cila ishte e përfshirë nga zjarri, ka hasur në trupin e pa jetë të një mashkulli kosovar.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi. Rasti në hetime.

Ndërkaq në fshatin Voksh të Deçanit, rreth orës 13:40, është raportuar se viktima mashkull  kosovar deri sa ishte duke prerë dru në pyll, ka pësuar lëndime si pasojë e së cilave ka humbur jetën.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.