ESCOBARI TAKOHET ME AMBASADORIN E RI TË KOSOVËS NË UASHINGTON

122

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, i ka shkuar dje në zyrë ambasadorit të ri të Kosovës në Washington, Ilir Dugolli. Për këtë vizitë të Escobarit ka njoftuar vetë Dugolli, përmes një postimi në Twitter.

Dugolli ka bërë me dije se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për një sërë çështjesh.

“Kënaqësi ta takoj zëvendës ndihmës sekretarin Gabriel Escobar për një takim të frytshëm mbi një sërë çështjesh dhe për të rikonfirmuar objektivin tonë të përbashkët për të thelluar edhe më tepër marrëdhënien Kosovë-ShBA”, ka shkruar Dugolli në Twitter.