FSSHK-JA I REAGON KURTIT: SHIHEMI NË GREVË

102

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili gjatë fjalimit të sotëm në Kuvend ka thënë se sindikatat aktuale në vitin 2017 kanë pasur marrëveshje me PAN-in, në prag të zgjedhjeve.

FSSHK-ja në reagim thotë se Kurti ka përdor gjuhë të urrejtjes dhe asgjë se çfarë ka thënë ai, nuk qëndron.

“Njoftojmë opinionin e gjerë publik se ato çfarë thotë kryeministri Kurti asnjë nuk qëndron, i njëjti me gjuhë të ashpër e urryese njollos punën tonë duke tentuar që në këtë mënyrë të shpërqëndron opinionin rreth kërkesës tonë legjitime asaj të: Rritjen e pagës dhe miratimin e Ligjit të Pagave, ku për realizimin e të cilave do ti përdorim të gjitha mjetet legjitime të reagimeve sindikaliste pavarësisht presionit dhe linçimeve karshi nesh”, thuhet në reagim.

FSSHK-ja në reagim ka demantuar edhe fjalët e kryeministrit Kurti, duke publikuar marrëveshjen e mirëkuptimit me PAN-in asokohe, dhe në fund paralajmëruan grevë.

“Për të qenë të qartë kështu duke e demantuar atë se çka Kurti përmendi sot ju rikujtojmë se: Me dt 22.05.2017 Federata e Sindikatave te Shendetësise se Kosovës ka dërguar kërkesë prej 13 pikësh 5 partive politike: LDK, PDK, AAK, LVV, NISMES, e me dt 23.05.2017 AKR e PD poashtu, ku në pikën e 5 të kësaj kërkese FSSHK cek Ligjin e Pagave duke kërkuar përcaktimin e koeficientëve për të gjithë të punësuarit në sektorin publik me theks të veçantë punëtorët shëndetësorë, mirëpo me sa po shihet sikur se atëherë as sot nuk ka gjetur vullnetin e mirë kryeministri me partinë e tij që t’iu vihet në ndihmë punëtorëve shëndetësorë me qëllim që t’ju përmirësoj mirëqenien. Duke qenë se Kurti është në rrugë për të dështuar njëkohësisht duke dezinformuar në të gjitha aspektet, atëherë si mbetet asgjë tjetër vetëm shkatërrimi i Sindikatave. Shihemi në grevë”, përfundon reagimi i FSSHK-së.