GJASHTË VIKTIMA NGA COVID-19 SOT NË SHQIPËRI

110

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar gjashtë raste me fatalitet dhe 138 raste të reja me koronavirus nga 1836 testime të kryera, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë- 51. Ndërkohë, 189 persona janë shëruar. Janë 5349 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 147 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. 

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Vlora 55-vjeç, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 65-67 vjeç, një qytetar nga Elbasani 67-vjeç, një qytetar nga Berati 70-vjeç, një qytetar nga Tirana 81-vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 203.925 raste pozitive, prej tyre 195.436 janë shëruar, 5.349 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.140 pacientë.