GJEN KULETËN ME PARA DHE E MERR PËR VETE, ARRESTOHET NGA POLICIA

105

Një person në Fushë Kosovë është arrestuar dje nën dyshimin për veprën penale “shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Sipas policisë, ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se kishte humbur kuletën e tij në të cilën kishte 30 euro para dhe dokumentet e tij personale.

Në lidhje me rastin  është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovar i cili kishte gjetur kuletën e humbur, por nuk kishte njoftuar në polici.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.