HAMZA PRITI NË TAKIM NJË DELEGACION NGA KONYA E TURQISË

89

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim një grup miqsh nga Konya e Turqisë.

Gjatë këtij takimi është biseduar për realizimin e disa projekteve të cilat pritet të realizohen në qytetin e Mitrovicës.

Më këtë rast, kryetari Hamza ka ofruar mbështetjen e tij në realizimin e projekteve të cilat ofrojnë perspektiv në zhvillimin ekonomik dhe sigurojnë mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.