ITALI: MIRATOHET FONDI PËR SIGURIMET SHOQËRORE TË EMIGRANTËVE SHQIPTARË

140

Dhoma e Deputetëve të Parlamentit Italian ka aprovuar mbrëmjen e djeshme, 29 dhjetor me 414 vota pro, 47 kundër e 1 abstenim, plan buxhetin tre-vjeçar 2022-2024, në të cilin është përfshirë dhe fondi special për arritjen e nënshkrimit të marrëveshjes me Shqipërinë e njohjen e së drejtës së pensioneve për punëtorët emigrantë shqiptarë që kanë derdhur sigurimet shoqërore si në Shqipëri, ashtu dhe në Itali.

Drejtuesja e sindikatws italiane “INAS”  Beskida Alia në një lidhje të drejtpërdrejtë në RTV Ora në emisionin “Ditë e Re” e shikon si një hap pozitiv këtë marrëveshje pas shumë përpjekjeve.

Aliaj: Lekët merren në rast se konkretizohet marrëveshja mes dy qeverive. Qeveria shqiptare dhe ajo italiane duhet të ulen në tavolinë, të bisedojnë dhe ta firmosin marrëveshjen. Në rast se kjo marrëveshje nuk firmoset, këto lek nuk do të kenë më vlerë dhe do të digjen.

Si do funksionojë marrëveshja?

Aliaj: Që prej 10 vitesh emigrantët shqiptarë që kanë jetuar dhe punuar në Itali dhe janë kthyer në Shqipëri mund ta marrin pensionin italian duke bërë kërkesë në zyrën tonë dhe ne ja dërgojmë kërkesën IMS-it (Instituti i sigurimit shoqëror). IMS e miraton këtë kërkesë dhe ja jep pensionin emigrantëve të kthyer sepse ka një ligj të posaçëm në Itali që specifikon një status të veçantë që i jepet emigrantit, si emigrant i riatdhesuar. Ky ligj thotë se nëse një emigrant është kthyer në vendin e tij, pra në Shqipëri në rastin konkret (ligji është i përgjithshëm për të gjitha shtetet) në rast se kanë mbi 5 vjet punë dhe mbush moshën për pension, mosha zyrtare në Itali është 67 vjeç dhe ka punuar aty pas vitit ’96 ai mund ta marrë pensionin edhe me 5 vite punë. Ligji i ri do ta ndryshojë këtë realitet. Ligji i ri do të bashkojë vitet e punës që ka kryer ky person kur ka qenë djalë i ri ose vajzë e re dhe ka ikur dhe do t’i bashkojë me vitet që ka bërë në Itali.

Aliaj tha se kanë dalë shifrat e para nga vetë Amendamenti italian.

“Për vitin 2023 janë 7.6 milion euro, pastaj kjo shifër rritet në 2024 në 9.7 shkon në 10 dhe deri në vitin 2032 shkon në 20 milion euro. Ky është një fond i dedikuar vetëm për këtë çështje në rast se realizohet marrëveshja. Secili pensionist do marrë për aq sa kontribuuar.

Amendamenti i hartuar e i propozuar nga senatori Tomaso Nannicini, më 24 dhjetor 2021, u aprovua në Dhomën e Senatit e me miratimin dhe në Dhomën e Deputetëve , bëhet automatikisht ligj që do të hyjë në fuqi më 1 janar 2022./oranews