ITALIA AMENDAMENT PËR NJOHJEN E PENSIONEVE TË SHQIPTARËVE

98

Parlamenti Italian ka përfshirë në projektbuxhetin e Italisë për vitin 2022 edhe një amendament për nisjen e procesit të njohjes faktike të pensioneve të shqiptarëve me kontribute pune në këtë vend.

“Me këtë rast u shpreh mirënjohjen në emër të shqiptarëve në Itali, kryeministrit Mario Draghi, ministrit të jashtëm Luigi di Maio, të cilët janë angazhuar personalisht për ta zgjidhur këtë çështje kaq jetike për aq shumë shqiptarë të mirë në Italinë mike, si edhe të gjithë të tjerëve që dashamirësisht janë përfshirë në këtë përpjekje të përbashkët”, shkruan Rama në Facebook.Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në faqen e vet në Facebook shprehet se nga ana e qeverisë shqiptare vijojnë kontaktet deri në aprovimin përfundimtar të projektbuxhetit 2022.