KATËR RASTE POZITIVE ME COVID-19

90

Në 24-orët e fundit janë shënuar katër raste me COVID-19 në Kosovë, nga 2 mijë e 32 testime. Ndërkohë që nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 498 doza të vaksinës kundër koronavirusit. 

Sot janë shëruar tre qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.010. 

Në total numri i rasteve aktive është 343.