KOALICIONI LDK-VV NË DRAGASH, KY ËSHTË KRYESUESI I KUVENDIT KOMUNAL

141

Uran Halimi nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal në Komunën e Dragashit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune nga radhët e LDK-së, Bexhet Xheladini, transmeton lajmi.net.

Halimi është zgjedhur me 17 vota pro dhe 10 abstenime.

Postimi i plotë:

Me 17 vota Pro dhe 10 Vota Abstenim, Uran Halimi zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal në Dragash.

Urime Uran, shëndet dhe suksese!

Kryetari i Komunës së Dragashit

Bexhet Xheladini