KOMUNITETI PROTESTANT I KOSOVЁS NDAU DHURATA PЁR FЁMIJЁT

218

Qё nga lufta e deri mё tani komuniteti protestant i Kosovёs ka shpёrndarё mbi njё milion dhurata tё Krishtlindjes pёr fёmijёt e vendit tonё pavarёsisht nga etnia dhe feja.

Edhe pse kohё pandemie, por me njё numёr mё tё vogёl, edhe kёtё vit komuniteti protestant ka ndarё disa mijёra dhurata gjatё muajit dhjetor e qё njihet ndёr besimtarёt protestantё si muaji i Krishtlindjes. Kёshtu Kisha Protestante “Bashkёsia Ungjillore e Mesisё”, afёr parkut Gёrmia, ndau dje 3500 dhurata pёr fёmijё.

Kёto janё dhuratat mё tё dashura qё fёmijёt i presin me shumё ngazёllim sapo tё vije dhjetori  kurse momenti i hapjes sё tyre nga fёmijёt ёshtё momenti kulmor kur ata, prindёrit, kujdestarёt dhe dhuruesit presin qё ta pёrjetojnё fuqinё dhe surprizёn e dhuratёs. 

Dhuratat vijnё nga kishat protestante tё vendeve perёndimore dhe ёshtё njёra nga shenjat mё tё bukura qё fёmijёt e vendit tonё nuk janё tё harruar, pёrkundrazi ata mund ta kenё nё jetёt e tyre njё dhuratё qё nuk e kanё imagjinuar.

Dhurata e Krishtlindjes ёshtё symbol paqeje, ёshtё kulturё dhe depozitё pёr bashkёjetesё e harmoni ndёrfetare e shoqёrore dhe ёshtё shenjё se prapa dhuratёs ёshtё njё Dhurues i madh, i njohur sipas Biblёs si Jetёdhёnёsi.Open photo