KOSOVA MËSON KUNDËRSHTARËT NË NATIONS LEAGUE

101

Kosova do të jetë në Grupin 3 të Ligës C me fituesin e ndeshjes mes Qipros e Estonisë, me Greqinë sërish dhe me Irlandën e Veriut.

Sonte në Nyon në Zvicrës ka ndodhur hedhja e shortit për fazën e parë të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Kosovës është pjesë e Ligës C – kategoria e tretë apo niveli i parafundit i futbollit në këtë garë – ku ishte promovuar pas edicionit të parë 2019/20.