KREU I FSK-SË BASHKIM JASHARI SOT MERR GRADËN GJENERALLEJTËNANT

102

Në mbështetje të kompetencave të saja kushtetuese dhe ligjore, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot në një ceremoni të veçantë do të gradojë gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën gjenerallejtënant.

Ceremonia do të mbahet në orën 10:00, njofton Zyra për media pranë Presidencës.

Bashkim Jashari u emërua nga presidentja Vjosa Osmani për komandant i FSK-së më 30 nëntor, pasi gjenerallejtënant Rrahman Rama dha dorëheqje.