KRYEPARLAMENTARI KONJUFCA PREMTON MBËSHTETJE PËR RTK-NË

105

Kryesia e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së, në përbërje të kryetarit Gëzim Bimbashi, nënkryetarit Fejsal Shasivari, kryetarit të Kuvendit të Sindikatës, Driton Mjeku dhe anëtarit Blerim Ruhani, është takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Kryetari i SPERTK-së e ka njoftuar Konjufcën për sfidat me të cilat po përballet Televizioni i Kosovës si: shkurtimi i buxhetit, kushtet e rënda në të gjitha hapësirat e punës, si dhe zvarritja e mosmiratimit të ligjit të ri për RTK-në.

 Kryekuvendari Konjufca premtoi mbështetje institucionale për RTK-në, pa ndërhyrë në çështjen e politikave redaktuese, ndërsa kërkoi që mediumi publik të jetë transparent dhe të japë llogari te themeluesi dhe publiku.

“Konjufca tha se në RTK duhet të ndodhë një ristrukturim i thellë, në mënyrë që ajo ta forcojë besimin te publiku i gjerë në Kosovë”,thuhet në komunikatën e SPERTK.