KURTI DO TË TAKOHET NESËR ME KRYETARIN E BSPK-SË

65

Kryeministri Albin Kurti do të takojë nesër në mëngjes kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykollin.

Këtë ai e bëri të ditur gjatë vizitës së sotme që bëri në termocentralin “Kosova B”.

“Unë nesër në mëngjes kam takim me kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, dhe më pastaj natyrisht që unë kam komunikim dhe do të zhvilloj takime edhe me degët, por, njëherë me kreun”, tha Kurti para mediave.