Kuvendi i Gjakovës nuk e miraton buxhetin për vitin 2022

201


Kuvendi Komunal i Gjakovës e ka mbajtur sot mbledhjen e fundit të kësaj legjislature, para se të mbahen zgjedhjet lokale më 17 tetorit.

Në mbledhjen e fundit legjislativi gjakovar dështoi të miratoi pikën, buxhetin për vitin 2022.

Atmosfera e elektrizuar nga fushata elektorale ka bërë që anëtarët e Kuvendit të kalkulojnë konform interesave partiake dhe kështu dështoi miratimi i buxhetit.

Pas një diskutimi të gjatë ku nga opozita janë dhënë kritika të shumta në orientimin e buxhetit dhe janë dhënë kundëragumente nga pozita, projekt buxheti komunal për vitin 2022 nuk është miratuar, pasi gjatë votimit, 18 anëtarë të Kuvendit kanë votuar kundër, 15 pro dhe një ka abstenuar.

Në mbledhjen e fundit të legjislaturës në shkuarje është miratuar caktimi i normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme në komunën e Gjakovës për vitin 2022.