MSH JEP UDHËZIME RRETH DOZËS PËRFORCUESE TË VAKSINËS KUNDËR COVID-19

103

Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, se secili që ka mbushur tre muaj që nga marrja e dozës së dytë, mund ta marr dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese është bërë duke u bazuar në hulumtimet e shteteve të ndryshme rreth vaksinimit kundër COVID19, përkatësisht dozës përforcuese, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon, pranisë edhe të variantit Omicorn të SARS COV-2 si dhe nevojës për vaksinim të plotë të popullatës. 

Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen.

Kosova disponon me vaksina të mjaftueshme, të miratuara për përdorim nga trupat më relevant botërorë.

Vaksinimi mund të bëhet kurdo, pa termin, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë.