NAGAVCI I PËRGJIGJET KLAN KOSOVËS

102

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i është përgjigjur një raportimi të Klan Kosovës, të bërë mbrëmë në orët e vona të natës, ku në objektin e Qeverisë së Kosovës ishin dritat e ndezura.

Nagavci, krahas fotografisë, ka thënë se zyrtarët e MASHTI-t janë duke punuar që para Vitit të Ri të realizohen pagesat për përfitueset e bursave, për mësimdhënësit, koordinatorët dhe redaktorët-lektorë, njofton Klankosova.tv.

“Po, është duke u punuar. Edhe zyrtarët e MAShTI-t po punojnë edhe sot. Para Vitit të Ri do të realizohen pagesat për vajzat dhe gratë përfituese të bursave STEM, ashtu si dhe pagesat për mësimdhënësit, koordinatorët dhe redaktorët-lektorët që kanë qenë të angazhuar në procesin e projektit e-Mësimi, të cilëve qeveria e kaluar nuk ua kishte kryer obligimet për punët e realizuara sipas marrëveshjes. Me mbështetjen shtesë nga Qeveria e Kosovës, me mbi 4 milionë euro, do të kryhen edhe pagesat për librat shkollorë. ✅ Kursejmë energjinë elektrike e vazhdojmë me punë. ♥️”, ka shkruar Nagavci.