NDAHEN ÇMIMET KOMBËTARE NË LETËRSI PËR VITIN 2020

111

Në një atmosferë poetike fundviti u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve kombëtare të Letërsisë.

Në ceremoninë e organizuar ishte e pranishme ministrja e Kulturës, Elva Margariti, shkrimtarë, poetë, njerëz të njohur të artit, etj.

“Një zgjedhje e vështirë, shenjuar me emra të rëndësishëm të letrave shqipe. Falënderime jurisë për përkushtimin dhe rëndësinë që i dhanë këtyre çmimeve, që s’janë veçse mirënjohja jonë për të gjithë ata që na e bëjnë jetën më të bukur. Faleminderit Mehmet Kraja, Elda Gjana, Ardian Ndreca, Ylljet Aliçka, Shezai Rrokaj”, theksoi Margariti.

Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2020:

Çmimi për librin më të mirë studimor: Artan Fuga, “Origjinat”, botimet “Papirus”

Çmimi për librin më të mirë për fëmijë: Persida Asllani, “Udhëtimi i Babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve”, botimet “Pegi”.

Çmimi për vëllimin më të mirë poetik: Bardhyl Londo, “Prill i hidhur”, botimet “Onufri”

Çmimi për përkthimin më të mirë: Granit Zela, “Lepur vrapo” nga John Updike, botimet “Albas”

Çmimi për librin më të mirë në prozë: Flutura Açka, “Biri”, botimet “Skanderbeg books”./atsh