NË MERDARE KOLONA PËR TË DALË NGA KOSOVA DERI NË DY KILOMETRA

63

Fluksi i mërgimtarëve që duan ta lënë Kosovën pas festave të fundvitit ka krijuar kolona të gjata në pikëkalimin në Merdare.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, kolona për  të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdare është dy kilometra, apo rreth tri orë.

Kolona shumë më të vogla paraqiten tek pikëkalimi kufitar Dheu i Bardhë, ku për të dalë nga Kosova pritjet janë prej 30 deri në 40 minuta, ndërsa kolona për të dalë nga Kosova është prej 100 deri në 150 metra.