Pas shkarkoi Bashën, Berisha: Do shkojmë në seli në momentin e parë që do vendosim

137

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka komunikuar për mediat, pas daljes së rezultatit të shkarkimit të kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha.

Ai tha se do të shkojnë në seli në momentin e parë që do vendosin, pasi sipas Berishës nuk është seli e pengjeve, e rrethuar me blinda dhe banda siç e ka kthyer Basha.

“Dua të përshëndes demokratët për këtë ngjarje, më e veçanta më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve në kuptimin që ky kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të PD. Firmosën, vendosën firmat e tyre në këtë monument madhështor të vendosjes së pluralizmit politik, të themelimit të PD si forcë vigane opozitare, në këtë moment të revolucionit demokratik paqësor i cili është në misione të mëdha. Mirënjohje të madhe të pakufishme që mbushën foltoren dhe ndriçuan zemrat e shqiptarëve dhe erdhën. Ky është kuvendi i parë që mbahet në një arenë kombëtare dhe sot u zhvillua ndeshja mes lirisë dhe të ardhmen. Peng basha nuk do të doja që të flisja fare për të sot. I rrethuar me bataljonin e policisë së Edi Ramës, çfarë mund të flasësh për atë aman, është vetëm një kufomë politike. Selia është një dhe vetëm një, ajo që ndodhet aty dhe do shkojmë në momentin më të parë që do të vendosim. Nuk është seli e pengjeve, e rrethuar me blinda dhe banda. I them hiq dorë nga çdo lloj përpjekje për ti garantuar mbijetesë pengut tënd se revolucioni do të kthehet tek ti”, tha Berisha për mediat./T Ch/