PODUJEVË: RRAH DJALIN E MITUR PAS MOSMARRËVESHJEVE ME GRUAN

129

Një i mitur në Podujevë e ka pësuar pas një mosmarrëveshjeje mes prindërve të tij.

Policia ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje verbale në familje në mes të dy bashkëshortëve, babai e ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur.

Në raport gjithashtu thuhet se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.