POLICIA NDALON 36 VJEÇARIN NË FERIZAJ, I GJEN ARMË NË VETURË

119

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një 36 vjeçar në Ferizaj, i cili ishte lëvizur gjatë orës policore dhe gjatë kontrollimit të veturës ka gjetur një revole.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 03:10.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit në ora 03:10, në rrugën ‘Driton Islami’ në Ferizaj për mos respektim të orarit të lëvizjes, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës , ka ndaluar një automjet të udhëtarëve Mercedes me targa vendore dhe ndaj shoferit policia ka shqiptuar një gjobë për shkelje të masës , mos respektimi i orarit të lëvizjes”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se, gjatë kontrollimit të shoferit dhe automjetit , policia ka gjetur një armë zjarri ( pistoletë) me dy karikator, një fishek dhe një shufër metalike.

Policia, të dyshuarin me inicialet E.D ( M/K) 36 vjeçar e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa si dëshmi ka konfiskuar, armën, karikatorët, fishekun dhe shufrën metalike.

“I dyshuari , pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj tij është iniciuar rasti penal Mbajtje në pronësi , kontrolle , ose posedim i paautorizuar i armës”.