PRISHTINË: VETËPLAGOSET DUKE PASTRUAR ARMEN

79

Është vetëplagosur një burrë në Prishtinë derisa po e pastronte armën e zjarrit.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësorë, përcjell Klankosova.tv.

Ndërsa në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit TT me 6 fishekë të kalibrit 7.62mm.

Kurse me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.