RAMA MBLEDH PËR VITIN E RI AMBASADORËT

82

Kryeministri Rama, zbuloi sot fjalimin e mbajtur në darkën e djeshme me ambasadoren amerikane dhe ata të vendeve të BE-së, ku edhe njëherë i ka bërë thirrje Unionit të mos izolojë shtetet e vogla si Shqipëria.

Ai ka folur edhe për fitoren e mandatit të tretë duke theksuar se fitorja e ka bërë më të përulur.

“Është jetike të mos tërhiqemi në izolim. Shqipëria e di shumë mirë se kush është kostoja e izolimit. Asnjë vend nuk e menaxhon dot vetëm një situatë si kjo. Pasojat, siç kemi mësuar janë emergjente, pasojat zgjasin në kohë. Por ndërkohë që përballemi me këto armiq të padukshëm nuk duhet të bëhemi të padukshëm për njëri tjetrin. Mandati i tretë nuk më bëri të pamposhtur por më të përulur. Fitorja ishte e ëmbël dhe e hidhur. Pas një fitore që më përndjek më shumë pafuqia e pushtet për të ecur më shpejt për modernizuar një shtet që humbi shumë nga diktatura, ndihem i sekëlldisur. Le të marrim BE-në. Kemi gjithçka që duhej për të na dhënë dritën jeshile por nuk e kemi marrë. Ky është një fakt por ne do të vazhdojmë të bëjmë Shqipërinë më mirë”, tha Rama.