Një vajzë raportohet e zhdukur në Viti.
Sipas raportit nga Policia, vajza është zhdukur që nga 25 dhjetori.
Rastin e ka paraqitur babai i saj, derisa ka thënë se ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu në Ferizaj, ankuesja femër ka informuar se motra e saj së bashku me tre fëmijët viktimat kosovarë janë largua nga banesa dhe nuk janë kthyer më. Sipas ankueses, viktima vuan nga një çrregullim mendor.